Tiranë - Elbasan mbaron brenda vitit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-21 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Menaxheri i projektit Aksel Qorduka thotë se janë 13 km nga rreth rrotullimi i Mulletit deri ne hyrje te Tunelit, nje segment rrugor i cili ne gjysmen e tij ka probleme teknike dhe ka patur nevoje për para shtese. Por ekspertet i kane dhënë zgjidhje segmentit te vështire ne zonën e Ibes. Është rikonceptuar projekti pa ndryshuar gjurmën, por duke vendosur barriera me qellim parandalimin e rrëshqitjeve, por punimet ende s?kanë filluar. Qeveria ka siguruar edhe fondin e nevojshëm për përfundimin e plote te kësaj vepre te rëndësishme rrugore. Punimet per ndërtimin e rrugës Tirane-Elbasan janë tejzgjatur, duke mbetur peng vetëm per mbylljen e 13 km. Zyrtaret e shpjegojnë këtë fakt sa me cilësinë e dobët te projektit, me mungesës e fondeve te nevojshme, por edhe me problemet e paparashikueshme qe dalin gjate zbatimit te kontratës ne praktike.