“Reformë e thellë në ujësjellës” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-21 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaron reforme te thelle ne kompaninë e ujësjellësit. Brenda pak ditësh disa zona ne Tirane do te kenë furnizimin pa ndërprerje. Per te treguar se kjo do te jete e arritshme, kryebashkiaku tha se do te filloje çmontimi i depozitave.Duke premtuar përmirësim te furnizimit, Veliaj u shpreh se do te reduktohen humbjet dhe vjedhjet ne rrjet. Sipas tij, nuk do te tolerohet asnjë kompani te refuzoje pagesën e faturave te ujësjellësit. Po ashtu do te mbyllen te gjitha lavazhet qe punojnë me ujë te pijshëm. Nje tjetër reforme ne kete ndërmarrje do te jete rritja e te ardhurave. Duke filluar nga prilli ne fature konsumatorët do te paguajnë jo vetëm tarifën e ujit, por edhe tre taksa vendore, atë te pastrimit, pronës dhe arsimit. 120 mije leke te vjetra do te paguaje ne vit një familje kryeqytetase për taksat vendore mbi tarifën e konsumit te ujit. Ndërkohe borxhi aktual i ujësjellësit përllogaritet ne 60 milion euro.