Report TV - Dita e Poezisë harrohet nga Min.e Kulturës,shkelen Satuset e UNESCO

2016-03-21 5

Që nga viti 1999, 21 marsi është shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë. Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, zhvilluar në Paris, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike. Në të njëjtën kohë, caktimi i një dite ndërkombëtare për poezinë bëhet edhe me qëllimin për t?i kthyer kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë, traditën gojore. E festa e poezisë janë bërë që në kohën e Homerit. Ndërsa në kohët antike, në Greqinë e lashta poemat e Homerit mësoheshin përmendësh nga aedët dhe recitoheshin kryesisht në ambiente publike. Ndaj u shpall dita botërore e poezisë, që sipas kërkesave të UNESCO-s së paku njëherë në vite poetë më të mirë të vendit dhe të botës të kujtohen përmes recitaleve të ndryshme, përmes takimeve poetike dhe mbrëmjeve artistike dhe me një synim që të krijohet një urë lidhjeje mes poezisë dhe formave të tjera të artit si teatri, kërcimi, muzika, piktura etj. Ka edhe një kjo ditë sipas Uneskos që të mbështeten poetët e rinj, UNESCO ka bërë thirrje për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në nivel lokal e ndërkombëtar në institucione publike e private duke përfshirë këtu shkolla, bashki, muzeume, shoqata kulturore, shtëpi botuese etj. Megjithatë sot nuk mund të ndjekim dot asnjë aktiviet për t?u shënuar .