Ngërçi i zgjedhjeve për KLD-në - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-21 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konferenca Gjyqësore Kombëtare zgjedh këtë të hënë dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pikërisht në kohën kur pritet reforma në drejtësi, qe e shkrin këtë institucion. Kreu i Gjykatës së lartë, njëherësh edhe anëtar i KLD-s, Xhezair Zaganjori, thotë për Vizion Plus se ky votim krijon vakum ligjor, pasi reforma e shndërron KLD-në në Kolegjin e Lartë Gjyqësor. Por, ndryshe mendon kreu i unionit të gjyqtarëve, Gert Hoxha: Ai thotë se ligji duhet zbatuar, pavarësisht se kur hyn në fuqi reforma në drejtësi. Më herët, në nisje të punimeve të konferencës, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, sulmoi sërish gjyqtarët. Mbarimi i mandatit të dy anëtarëve të KLD prej më shumë së një viti, ka hapur garën për tre konkurrente të rinj. Në garë janë Ridvan Hado, Neritan Cena dhe Dhimitër Lara.

Free Traffic Exchange