I irrituar, arrogant dhe kritik. Trajneri i kombëtare shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi është shfaqur para gazetarëve si rrallë herë.
Tekniku i ka dhënë një përgjigje të prerë drejtorit të ekipit të Partizanit, Dervishi për listën e lojtarëve që ka grumbulluar dhe mungesën e vëmendjes ndaj Superiores.
?Unë nuk i fus hundët në punët e të tjerëve, këtë kërkoj që ta bëjnë edhe të tjerët me punët e mia?. Kritikave për mungesën e Mehës në listën për miqësoret e fundit, De Biasi u ka dhënë një përgjigje të fortë që pritet të hapë shumë debat. ?Meha ka luajtur për Euro 2016 vetëm 13?, mund ta lëmë jashtë grumbullimit për Europianin?.
Mungesën e Latifit, Manajt dhe Rrahmanit, tekniku e ka justifikuar kështu ?Kam ftuar vetëm Rashicën për ndeshjen me Luksemburgun, pasi të tjerët kanë ndeshje të rëndësishme me U-21?.
Në fund ka edhe një përgjigje të prerë liderin e grupit. ?Nuk ka unë në kombëtare, por ne, lideri është grupi. Ekipet e tjera në Europian mund të kenë lojtarë të mirë, por ne kemi grupin?përfundoi ai ndër të tjera.