Në nënshkrimin e një marrëveshje me USAID për modernizimin e ujëshjellësit të Tiranës Veliaj bëri me dije se kjo është koha e duhur për të bërë kthesën. Veliaj sot ishte se nga java tjteër do të nisë heqja e depozitave në taracat e shtëpive apo pallateve jo vetëm për prishje të estetikës së kryeqytetit por sepse ata janë burim infesksionesh sipas kreut t Bashkisë
"Nga java tjetër çmontojmë depozitat sepse janë një burim infeksionesh dhe besoj që vecse estetikës është rrezik për kryeqytetin. Të shohim nisim nga disa zona të caktuara."-u shpreh ai
Kryebashkiaku Veliaj njoftoi gjithashtu nisjen e aksionit kundër përdorimit të ujit të pijshëm nga lavazhet në Tiranë.
?Jemi i vetmi qytet që i lan makinat me ujë të pijshëm. Kjo është e ndaluar me ligj, por do të ndalohet edhe me maliq?- deklaroi Veliaj.
Sipas kryebashkiakut nga sot e tutje të gjitha taksat e Bashksië do të përfshihen në një faturë të vetme duke bërë kështu transparencë për pagesat e qytetarëve
"Kushdo që merr faturën e ujit ka në brendësi cdo gjë faturë takse prone e të gjitha taksat që përmban ai. Pikë kthese në sistemin e ujësjellësit. Ju ëkrkoj ndjesë për mungesën e bashkëpunimit që keni patur me Bashkinë.Jemi seriozë me kompanitë publik. Kompania për të cilën flasim sot jemi aksioner të gjithë.Kemi patur një kompani me 60 milionë euro borxhë sa dyfishi i borxheve që gjetëm në bashki. Kompania është mjaft serioze.Duhet të rikuperojmë kohën e humbur. "-tha Veliaj