Report TV - Elbasan, i gjejnë 3 kg tritol në banesë, arresohet 55 vjeçari

2016-03-21 0

Një 55 vjeçar nga qyteti i Elbasanit është vënë në prangat e policisë pasi i'u gjetën në banesë 3 kg lëndë plasëse e dyshuar tritol e 100 kapësolla detonatore.
Poseduesi Gani Xhaja e kishte fshehur tritolin në shtëpinë e tij e pas kontrollit nga policia ai u arrestua në flagrancë.

Në cilësinë e provës materiale: 3 kg lëndë plasëse, e dyshuar si Tritol TNT 100 Kapsolla detonatore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?