Highlights, Wake Up, 21/03/2016 - Suksesi i pikturave 3D në xham - Top Channel Albania

2016-03-21 9

?Albanian 3D Gate? është një biznes në miniature i 5 maturantëve. Në kaudër të lëndës ?Njohuri mbi biznesin?, Redina, Perla, Sindi, Egisi dhe Xhovani hodhën idenë e krijimit të një kompanie, që si produkt final ka këto piktura 3D prej xhami, për të cilat sot ka kërkesë nga një klientelë e zgjedhur. Ashtu siç çdo biznes që ka nevojë për një kapital fillestar, si fillim këta maturantë shitën aksione, që në të vërtetë ishin ca fletushka me vlerë 200 lekë, duke mbledhur kështu paratë e nevojshme për të vënë në jetë kompaninë. Në ankandin e parë të realizuar nga kompania, piktura e parë u shit 1 mijë euro. Kjo u dha nxitje të rinjve të vazhdojnë ta çojnë përpara biznesin e suksesshshëm, pasi pikturat e veçanta nisën të pëlqeheshin shumë.

Free Traffic Exchange