Report TV - Dritëro Agolli: Shkrimtarët janë të shpërfillur fare nga shteti

2016-03-20 11

Promovimi i antologjisë me tregime shqiptare ?Pena e vjeshtës së artë? me autor Vasil Premçin është shoqëruar me një apel të Dritëro Agollit drejtuar institucioneve më të larta të vendit.

Shkrimtarët kanë mbetur të shpërfillur nga shteti, ndaj institucionet e vendit duhet të mbështesin artin dhe krijimtarinë? është shprehur ndër të tjera shkrimtari i njohur përmes një letre përshëndetëse për hartimin e antologjisë.

Duket se prej vitesh shkrimtarët shqiptarë janë në udhëkryq, ndërsa letërsia e tyre ka mbijetuar.

Së fundi me iniciativën e shkrimtarit Vasil Premçit ka dalë në dritë një vëllim antologjik me tregime që titullohet ?Pena e vjeshtës së artë?.

Në këtë antologji janë përmbledhur tregimet e 71 autorëve, midis të cilëve Ismail Kadare, Helena Kadare, Nasi Lera, Dritëro Agolli, Anton Papleka, Ardian Kyçyku, Fatos Kongoli, Arjan Leka, Leonard Veizi, Albert Zholi, etj.

Free Traffic Exchange