Kandidatët për deputetë, Basha: Eksperiencë nga Instituti Republikan Amerikan

2016-03-20 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Instituti Republikan Amerikan i ofron opozitës shqiptare ndihmë në realizimin me standarde amerikane të debatit për përzgjedhjen e kandidatëve të rinj për deputet. Pas takimit me përfaqësues të këtij instituti gjatë vizitës së tij në SHBA, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se është koha që të rinjtë të angazhohen në politikë.
Instituti Republikan Amerikan do të japë eksperiencën në përfshirjen e të rinjve të listat e kandidatëve për deputetë.
Pas një takimi me kreun demokrat, Presidenti i këtij instituti Mark Green ka mirëpritur dhe inkurajuar nismën e Lulzim Bashës që 35% e listës së kandidatëve për deputet në Kuvendin e Shqipërisë të vijnë nga Forumi Rinor. Në konceptin e Lulzim Bashës të rinjtë mund të japin kontribut për integrimin e vendit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-koha-qe-te-rinjte-te-angazhohen-per-ti-dhene-shqiperise-modelin-e-duhur/