Report TV - Basha: Integrimi? Jemi shqiptarë pavarësisht demokratë a socialistë

2016-03-20 0

?Nuk janë partitë politike por bahskëpunimi mes faktorëve politikë ai që duhet të përcaktojë axhendën integruese të Shqipërisë?.

Sipas kryetarit të PD Lulzim Basha pavarësisht nëse jemi demokratë apo socialistë duhen gjetur ura e komunikimit për interesat e shqiptarëve.

Deklarata e shefit të opozitës vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mori mbështetjen e Institutit Republikan Amerikan në realizimin me standarde amerikane të debatit për përzgjedhjen e kandidatëve të rinj për deputet.

?E di që ka shumë njerëz që thonë se nganjëherë gjuha politike është shumë e ashpër dhe aksionet politike shumë të forta, por unë gjithashtu mendoj se ne mund të shohim më thellë për të ndërtuar ura besimi mes njëri-tjetrit. Para së gjithave, ne jemi shqiptarë pavarësisht demokratë apo socialistë, dhe duhet të kërkojmë për mundësitë e kompromisit për të mirën e interesave të shqiptarëve. Mund t?u them sonte se asnjë kompromis nuk mund dhe nuk do të bëhet nëse nuk arrihet dhe ndërtohet në princimet e demokracisë dhe funksionet e shtetit ligjor. Asnjë kompromis nuk mund dhe nuk do të bëhet nëse nuk vjen për mundësi të barabarta për të gjithë, për të ndërtuar modelin e duhur dhe jo atë të gabuar. Modele që të promovojnë të aftin, të atyre që duhet të fitojnë nga rezultati dhe jo nga nënshtrimi i kundërshtarit. Modele që vlerësojnë të rinjtë që studiojnë shumë, familjet që mbështesin shkollimin profesional të fëmijëve të tyre e që shumë herë sakrifikojnë edhe bukën e gojës, dhe jo modelin që promovon krimin dhe që e vesh me pushtet politik. Anija jonë drejtohet nga perëndimi. Standardet tona janë si standardet e këtyre vendeve të mëdha demokratike dhe për këtë u premtoj një betejë te fortë deri në fitoren e saj. Duhet të jetë një betejë e përbashkët dhe kjo kërkon sjelljen e gjakun të ri për të investuar për të ardhme. Një javë para se të udhëtoja në SHBA, unë shpalla vendimin për t?i propozuar Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike diçka që është e pazakontë jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin, por për Europën por që është diçka që ju jeni mësuar këtu në SHBA; 35 për qind që do të thotë 39 kandidatë për anëtarë parlamenti nga Partia Demokratike e Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme do t?i përkasin një brezi vajzash e djemsh më të rinj se 35 vjeç të zgjedhur sipas stilit demokratik amerikan të primareve.?