Rreth 1500 delegatë të kongresit të Partisë Socialsite kanë votuar për zgjedheve e anëtarëve të rinj të asamblesë kombëtare të PS.
Nga gara ku ishin 300 kandidatë u zgjodhën 175 prej tyre të cilët sëbashku me deputetët e PS, kryetarët e bashkive të PS dhe 61 kryetarët e degëve të PS formësojnë përbërjen e re të asamblesë së PS.
Por ajo që ra në sy në listën e anëtarëve të rinj ishte votimi i deputetit Koço Kokëdhima i cili si deputet e fiton automatikisht të drejtën e e të qenit anëtar i asamblesë, por sekretari organziativ në PS Blendi Klosi sqaroi se për këtë rast ka vendosur komisioni i Garancive Statutore i jep të drjetës çdo anëtari që është Automatikisht anëtarë i asamblesë, që nëse e kërkon mund të votohet nga kongresi.
Kjo lëvizje taktike e deputetit Koço Kokëdhima mund të lidhet me faktin se tashmë në një proces ligjor në Gjykatën Kushtetuese për të cilin opozita ka kërkuar dorëzimin e mandatit të dpeutetit, pasi ka përfituar fonde publike duke qenë në parlamentin shqiptar.
Nëse Koço Kokëdhima humb këtë mandate të deputetit automatikisht përjashtohet edhe nga asambleja kombëtare, e në këto kushte vetë deputeti ka kërkuar të votohet nga delegatët e kongresit për tu siguruar anëtarsimin në këtë strukturë të rëndësishme të PS e cila pritet të konstituohet në fillim të muajit maj.
Ndërkaq delegatët e kongresit të PS votuan edhe për 9 anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore.