http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi paraqiteshin si punonjës policie me synime grabitjen e shoferëve të linjave, Kamës-Tiranë. Ky është 22-vjeçari Halil Topalli, i dënuar më parë për veprën penale të ?vjedhjes me dhunë? ndërsa ky është Shaban Topalli.Prangosja e tyre u bë kur dy drejtues mjetesh u paraqitën në Komisariatin Nr. 5 dhe bene kallëzim se, më 18 mars, tre persona të panjohur i kishin ndaluar ata, duke u paraqitur si punonjës policie pa uniformë.Pas kallëzimit, policia ka mundur të identifikojë makinën e policëve të rremë, tip ?Ford?, ndërsa Halil e Shaban Topalli i bënin presion drejtuesve të automjeteve, me qëllimi për t?iu marrë paratë që kishin me vete, por hasën në rezistencën e shoferëve.Ngjarjet e rënda kriminale gjatë muajve të fundit në vend, kanë pasur si kamuflazh veshjet policore dhe ushtarake. Kjo gjë është parë si një mënyrë e mirë nga keqbërësit, për t?i shpëtuar vëmendjes së dëshmitarëve dhe në të njëjtën kohë edhe ndjekjes së policisë.