KAVAJË - Dy kusherinj të parë dhe një mik i tyre u vunë në pranga nga policia, pasi dy ditë më parë janë përfshirë në përleshje fizike brenda një palestre e cila më tej ka degjeneruar në përdorimin e armës ku 1 i katërt mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi në ambientet e një palestre në rrugën e Qelqit në Kavajë, ku pas një zënke për motive të dobëta David dhe Arben Xhihani, 30 dhe 29 vjeç janë konfliktuar fizikisht me një person me inicialet S.F.
Në sherr e sipër, Arben Xhihani ka qëlluar me armë ndaj tij, një pistoletë tip Z-Stave, duke e lënë të plagosur në këmbë.
Autorët e dyshuar u identifikuan nga policia në momentet e para pas ngjarjes, të cilët u shpallën në kërkim derisa ranë në pranga këtë të dielë. Po ashtu, policia arrestoi edhe Lorend Merkoqin 24 vjeç, pasi dyshohet se është bashkëpunëtor në këtë ngjarje.