Report TV - Blushi: Referendumi për kreun e PS një nul, nuk mund ta pranoj

2016-03-19 0

Menjëherë pas daljes nga salla e Kogresit të PS-së, deputeti Ben Blushi ka deklaruar se referendumi i përcaktuar nga Asambeja është një nul dhe si të tillë nuk mund ta pranojë.

Blushi ka thënë se, është sanksionim i një praktike tre vjeçare të shkrirjes së funksionimit të PS, uzurpimit e privatizimit. Është mënyrë amatore që ta kthejë partinë në një trup të vdekur amorfe.

?Ishte një mundësi për të bërë zgjedhje pa kandidat. Kjo është pikë referendare në kundërshtim me çdo normë e parktikë, ku Rama vihet para Ramës.Pati lëmsh logjik akoma nuk dimë se kush është pyetja. Referendumi i parë që bëhet në botë pa pyetje. Rama e konsideroi veten çështje. U kthye në pikëpyetje. Referendumet nuk mund të zëvendësojnë zgjedhjet, pasi në të kundërtën nuk do kishte zgjedhje. Rama nuk do zgjedhje. Nuk mund ta pranoj këtë mënyrë të eliminimit të kandidatëve që duhet të ishte garë. E quaj një nul këtë referendum. Nuk i jep fuqi një njeriu, por një çështje. Nuk i jep mandat një njeriu? ka thënë Blushi.