Deputeti socialist, Ben Blushi, mbajti fjalimin e tij në Kongresin e PS, duke kërkuar dhe njëherë tjetër mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e partisë. Përmes një fjalimi të gjatë, i cili në fund u duartrokit ftohtë në delegatët, Blushi përshkroi të gjithë situatën problematike sipas tij në PS, qëkur Edi Rama u zgjodh kryeministër në verë të 2013-ës. ?Sot do të ju them disa të vërteta. Në PS nuk ka zgjedhje prej 3 vitesh. Statuti i PS është shkelur në plot 40 nene të tij. Edi Rama sot është i vetmi kryetar në Europë që ka mandat 7-vjeçar. Edhe nga ky Kongres sot, asnjë ndryshim statutor nuk do ketë fuqi prapavepruese. Ditën që ai erdhi në pushtet, Partia Socialiste pushoi së qeni. Edi Rama mori një punë për të lënë partine pa punë. Kjo është ajo qe ka ndodhur në këto tre vjet?, u shpreh Blushi.