Report TV - Ruçi kundër Kokëdhimës: Projektet pilote dëmtojnë organizimin e PS

2016-03-19 0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi u shpreh sot gjatë punimeve të Kongresit, se projektet pilote demontojnë organizimin e PS. Ndonëse nuk ishte një deklaratë me emra konkret, Ruçi nuk kurseu me shprehitë e tij, deputetin e jugut, Koço Kokëdhima. Ruçi foli për të ?ashtuquajtura projekte pilote? brenda partisë dhe reforma, që sipas tij, po dëmtojnë Partinë Socialiste. ?Unë jam për rregulla të forta dhe domosdoshmërinë e zbatimit të tyre, jam për unifikim dhe zbatim të unifikuar të rregullave të partisë në të gjithë territorin dhe jo për të ashtuquajturat projekte pilote në emër të të ashtuquajturave reformë në parti për të krijuar një çorganizim të organizuar që dëmton frymën, dëmton organizimin dhe veprimin politik. Jam për veprim politik të çdo anëtari të Partisë Socialiste?, u shpreh Ruçi.

Tre ditë më parë, Kokëdhima deklaroi në ?Top Story? se mbështet një strukturë rajonale në Vlorë e Gjirokastër. Sipas tij, struktura shërben për të lehtësuar në gjetjen e burimeve njerëzore të afta dhe të kualifikuar në një hapësirë më të gjerë.

Ndërkaq, Ruçi përmendi në Kongresin e PS, shumë emra që kanë dhënë kontribut në këtë parti gjatë më shumë 25 vitesh, por përmendi dy prej tyre, Dritëro Agollin dhe Fatos Nanon.
?Dy persona nuk mund të harrohen, i cili me mendje dhe me zemër ka qenë dhe do të jetë gjithmonë mes nesh, jetë të gjatë të dashurit tonë Dritëro Agolli. Një falënderim të posaçëm, atij që themeloi Partinë Socialiste dhe e drejtoi për 15 vjet, të reformimit të partisë sonë, të atij që bëri 4 vite burg vetëm se kishte bërë. Atij që me dorëheqjen e tij në vitin 2005 dha modelin e parë dhe të fundit për demokracinë në Shqipërinë, Fatos Nano?, u shpreh Ruçi.