Dhjetra hektar me pyje janë prerë në kodrat e fshatit Risli të Vlorës. prej vitesh. Persona të pa përgjegjshëm kanë " shpyllëzuar" këtë zonë duke lënë vetëm shkurre.
Nga një vëzhgim i Report TV në këtë zonë , dhjetra hektarë pyje nuk ekzistojnë më, pasi në vite ky pyll është prerë pa kriter, por tashmë prerja e këtij pylli ka një tjetër shqetësim për banorët, sepse po pritet duke u zëvendësuar nga ullinjtë.
Në gropat e hapura nga shkulja e pemëve, persona që ende nuk dihet se nga çfarë zone vijnë mbjellin ullinjtë.
Banorët ankohen edhe për mos vëmendjen e qeverisë vendore, pasi askush nuk ka marrë masa për këtë masakër mjedisore në pyje, edhe pse shqetësimi i tyre prej kohësh është bërë problem.