Report TV - Meta: S'di që Blushi të themelojë parti, debati në PS, i natyrshëm

2016-03-19 4

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh se debati brenda Partisë Socialiste, i shërben vetë forcës së madhe politike të mazhorancës, dhe se sipas tij, gjithnjë ka patur debate edhe midis mazhorancës, apo në komisionet parlamentare. Kreu i Kuvendit, theksoi se nuk ka informacion për një përpjekje brenda PS, për themelimin e një force të re politike. ?Nuk kam dëgjuar se dikush ka shpallur ndonjë alternativë për të krijuar ndonjë forcë të re politike?.

Sipas tij, Kongresi do t?i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm të qeverisjes së vendit që e presin të gjithë socialistët, progresistët, por dhe të gjithë shqiptarët, sepse padyshim që është bërë një progres i rëndësishëm në këto 30 muaj.

Mund të themi që debati që ka aktualisht PS midis z. Rama dhe z. Blushi është një rikthim i një skenari Meta-Nano?
Mendoj se PS është një parti e madhe dhe debati është i natyrshëm, sepse në përgjithësi debati është diçka e re, apo debati është një herezi. Ne debate kemi pasur vazhdimisht brenda koalicionit për çështja të caktuara, brenda grupeve parlamentare. Nuk ka asgjë për t?u shqetësuar, por PS ka të gjitha eksperiencat besoj për ta zhvilluar debatin gjithmonë në mënyrë demokratike dhe për të përfituar nga debati, dhe jo vetëm PS, por i gjithë vendi, sepse është forcë kryesore qeverisëse.