http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aktivistë të shoqërisë civile protestuan sërish këtë fundjavë kundër projektit për parkun e lodrave te liqeni. Në mënyrë simbolike tubimi para bashkisë kryesohej nga një vogëlushe, e cila kundërshton ngritjen e këndit të lojërave. Me pas, protestuesit u nisën drejt parkut të liqenit, ndërsa ndaluan per pak minuta pranë Pallatit te Kongreseve, aty ku PS po zhvillonte kongresin e saj. Prej disa kohësh përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë bllokimin e punimeve të parku i liqenit. Në tubimet e fundit ka pasur dhe përplasje me policinë.