Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, thotë se është dakord me Ben Blushit për sa i përket mos respektimit të statutit të Partisë, por ndryshon nga ai në mënyrën se si duhet zgjidhur kjo çështje. Në një intervistë për Ora News, ai thekson se është dakord me Blushin edhe për sa i përket çështjes midis Shqipërisë dhe Partisë.
Pyetja: Vëmendja më e madhe është çështja e kryetarit? Është e volitshme të shkohet në referendum apo të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin?
Fino: Është një çështje që do ta shikojmë me kujdes. Sot kemi një propozim që lejon që kur kryeministri është në detyrë si kryeministër, ai merr votëbesimin si kryetar. Referendumi është një vullnet personal i kryeministrit dhe kryetarit të Partisë. Unë kam qenë kundër referendumit. Unë kam qenë që të zbatohen rregullat e Partisë. Prapë Kongresi është ai që vendos, do të vazhdohet me referendum apo do të vazhdohet me statutin e Partisë. Janë versione të hapura. Le t?ia lëmë kohës për të diskutuar.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/fino-jam-dakord-me-blushin-per-statutin-por-ndryshoj-per-sa-i-perket-zgjidhjes-se-ceshtjes/