Report TV - Protesta e Shoqërisë Civile para bashkisë dhe në parkun e Liqenit Artificial

2016-03-19 1

Aktivistë të shoqërisë civile kanë zgjedhur një simbolikë të fortë për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj projektit për të ndërtuar kënd lojërash në parkun e gjelbër të Liqenit Artificial në Tiranë. Një fëmijë kryeson protestën e tyre para Bashkisë së Tiranës.

Protestuesit me pankarta ne duar kërkojnë bllokimin e punimeve, ndërsa rreth bashkisë ka prani të forcave të policisë për mbarëvajtjen e kësaj proteste apo shmangien e incidenteve të mundshme.

Aktivistet tentuan që parullat e tyre t'i vendosnin tek dera e bashkisë por nuk u lejuan nga punonjësit e policisë bashkiake.

Protestës iu bashkangjit edhe grupi i këshilltarve te Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës. Më pas protesta u zhvendos pranë vendit ku po ndërtohet parku i liqenit artificial. Deri më tani nuk raportohet për incidente, teksa pranë parkut ka prani të theksuar të forcave të rendit.

Free Traffic Exchange