http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është momenti i rrëzimit te një avioni pasagjeresh ne qytetin Rostov-on Don ne jug te Rusisë, ku gjeten vdekjen 62 personat qe gjendeshin ne bord. Pamjet qe shfaqin shpërthimin pas përplasjes ne toke janë fiksuar nga nje kamera sigurie. Kjo është ajo çka mbeti nga avioni Boeing 737-800 i kompanisë Fly Dubai, qe ishte nisur nga qyteti saudit dhe kishte destinacion qytetin rus. Piloti nuk arriti te ulej ne piste, por pranë saj. Ne momentin e rrëzimit avioni u copëtua. Trupat e shpëtimit mbërritën menjëherë ne vendin e ngjarjes. Shumica e viktimave janë shtetas rus. Ndonëse ende nuk dihen shkaqet e kësaj tragjedie, hetuesit besojnë se përplasja mund te jete shkaktuar nga një gabim i pilotit, si pasoje e erës se forte dhe shikueshmërisë se dobët, ose nga ndonjë defekt teknik. Piloti qëndroi rreth 2 ore ne ajër, tentoi te ulej, por tentativa e pare dështoi per shkak te kushteve te këqija te motit. Me gjetjen e kutive te zeza te avionit do te analizohen te dhënat per te hedhur drite mbi tragjedinë. Fluturimet u pezulluan ne aeroport. Kompania ?FlyDubai? është krijuar ne vitin 2009 me qendër ne Dubai dhe operon ne me shume se 90 destinacione dhe ky është aksidenti i pare fatal për te.