Report TV - Infrastruktura/ Rruga e kombit në datën 25 prill përsëritet tenderi

2016-03-19 1

TIRANË - Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto deklaroi dje se qeveria shqiptare po pret sërish oferta serioze për dhënien me koncesion të ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të autostradës Milot ? Morinë. ?Presim oferta serioze?, iu përgjigj Haxhinasto interesit të medias pas ceremonisë së shpërndarjes së certifikatave për menaxherët e transportit. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës shpalli sërish në muajin shkurt ofertën për ndërtimin operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradës Milot-Morinë, që lidh Durrësin me Prishtinën, rreth 60 km. Ministria e Transportit publikoi thirrjen për tenderin, i cili do të zhvillohet më 25 prill, në ora 15.00.

Koncesionari i ardhshëm parashikohet të ndërtojë, përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën në bazë të një sërë standardesh të paracaktuara të performancës gjatë koncesionit/PPP 30-vjeçar. Ai do të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa e kalimit dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë të re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeoteknike të stabilizimit.

Anulimi
Pak muaj më parë u anulua tenderi ku dy kompani paraqitën ofertat e tyre, që u konsideruan të papranueshme nga autoritetet shqiptare për shkak të kostove të larta nga komisioni i vlerësimit të ofertave për proçedurën e dhënies me partneritet publik privat e ndërtimit, mirëmbajtjes dhe operimit të rrugës ?Milot-Morinë?.

Më datën 2 nëntor 2015 u hapën ofertat e paraqitura nga dy ofertues, kompania kinese ?China Communication and Construction Company? dhe konsorciumi i kryesuar nga turqit ?Vendeka Bilgi?. Pas hapjes se ofertave financiare komisioni i vlerësimit asistuar nga Banka Botërore, nëpërmjet Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) konkludoi që ofertat e paraqitura në garë bien ndesh me interesin publik, duke qënë që janë dy herë më të larta se pritshmëritë.

Duke qenë se pritja ishte për një tarifë për autoveturat në masën 5 euro, duket se kompanitë kanë ofruar 10 euro, që është shifër shumë e lartë për standardet shqiptare. Në këto kushte, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës sqaroi se, mbi sugjerimin e IFC, komisioni vendosi t?i shpallë të pavlefshme këto oferta dhe t?i refuzojë ato. Ministria njoftoi që atëherë se po vlerësonte nëse do të rishpallte të njëjtin projekt apo do të kërkonte modele të tjera, për të tërhequr investime private në këtë vepër shumë të rëndësishme të infrastrukturës rajonale