Report TV - Vikena Kamenica e Eva Golemi shkëlqejnë në duetin Romeo-Zhuljeta

2016-03-19 8

Opera që rrëfen dramën e Romeos dhe Zhuljetës "I Capuleti e Montecchi" e Belinit ka pritur plot 65 vjet për të ardhur premierë në Tiranë. Pas suksesit me provën gjenerale premiera këtë fundjavë do të shfaqet për publikun.

Mezzo-sopranoja Vikena Kamenica dhe sopranoja Eva Golemi shkëlqejnë me performancën e tyre në duetin e Romeos e Xhuljetës në operën "I Capuleti e Montecchi" të Belinit.

Kjo opera ngjitet vetëm pas 65 vjetësh në Teatrin e Operës në Tiranë, për shkak të vështirësive specifike të interpretimit. Belini e ka projektuar rolin e Romeos për mezzosprano.

Free Traffic Exchange