Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria ka kapacitete të limituara, por ka një plan dhe një listë tw detajuar me nevojat në rast të një fluksi klandestinësh. Kështu deklaroi në studion e lajmeve në Ora News Zëvendës/Ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, e cila duke u kthyer përgjigje kritikëve, tha se jo të gjitha masat janë të dukshme. Numri dy i Ministrisë së Brendshme theksoi nevojën e mbështetjes dhe bashkëpunimit europian për menaxhimin e krizës.
Zevendës/Ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea deklaroi në studion e lajmeve të Ora News se Shqipëria ka një një plan masash dhe një listë me nevojat dhe ekspertët që do të duheshin në rast të një fluksi refugjatësh nga kufijtë jugore.
Elona Gjebrea: Kemi të analizuar një listë me nevoja por nga ana tjetër dhe një listë me ekspertë, me gjithë mbështetjen logjistike që mund të vijë brenda 72 orëve nga momenti që ndodh kriza.
Por sipas zëvendës/Ministres kapacitetet e vendit tonë janë të kufizuara dhe në një situatë të tillë vendi do të kishte nevojë për mbështetjen e Bashkimit Europian.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kriza-e-refugjateve-gjebrea-kemi-plan-dhe-liste-ne-rast-fluksi-duhet-ndihme-nga-be/