Rama takim mirëseardhës për të ftuarit në vigjilje të Kongresit të PSSH- Ora News

2016-03-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryeministri Edi Rama organizoi sot pasdite një pritje për të ftuarit, pjesëmarrës në Kongresin e Partisë Socialiste, i cili do të zhvillojë punimet nesër.
Në ceremoninë e mirëseardhjes merrnin pjesë përfaqësues të partive aleate, përfaqësues të partive shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, deputetë dhe ish drejtues të lartë të Partisë Socialiste, përfaqësues të trupit diplomatik, etj.
Në përshëndetjen e tij, Kryetari i PSSH dhe Kryeministri dhe Edi Rama falënderoi të gjithë personalitetet politike të së majtës të cilët në vite, me kontributin dhe rolin e tyre, i kanë dhënë jetë dhe i kanë hapur rrugë rritjes, zhvillimit dhe forcimit të Partisë Socialiste në periudha jo të lehta. Gjithashtu, Kryetari i PSSH Edi Rama drejtoi një falënderim të veçantë për miqtë e partive aleate.
I pranishëm në ceremoni ishte dhe ish kryeministri italian, aktualisht President i Fondacionit për Studimet Progresive, të Partisë Socialiste Europiane, Massimo D?alema.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-takim-mireseardhes-per-te-ftuarit-ne-vigjilje-te-kongresit-te-pssh/