Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas një pune disa javore të grupit të ekspertëve te State University of Arizona nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kontraktuar nga Qeveria Shqiptare për hartimin e një plani të përgjithshëm vendor për Bashkinë e Shkodrës, eshtë mbajtur dëgjesa publike mbi analizen e gjëndjes së territorit.
Duke u ndalur tek resurset qe ka bashkia e re, kryebashkiakja Voltana Ademi u shpreh se ky plan është një mundësi për krijimin e strategjive për përballimin e sfidave të përbashkëta.
Ajo renditi edhe problematikat që has kjo njësi me ndarjen e re ku kryesfidë është thithja e investimeve, rritja ekonomike dhe zvoglimi i papunësisë.
Voltana Ademi: Duhet të shohim hartimin e këtij plani si një mundësi e mirë për të zhbllokuar situatën e investimeve dhe për të iniciuar një proçes, për të ndërtuar bazat për zhvillimin e Shkodrës së të ardhmes.
Ndërsa, Besnik Aliaj, i cili do të punojë për këtë plan u shpreh se duhet që Shkodrën ta kthejmë në një të ashtuquajtur kryeqytet të rajonit pasi ndikimi në vendet fqinje është shumë i madh.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/plani-vendor-per-shkodren-ademi-mundesi-e-mire-per-te-zhbllokuar-investimet/