Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Njeriu më i kërkuar në botë, i dyshuari kryesor në sulmet terroriste në Paris ku humbën jetën 130 persona, është plagosur gjatë një bastisje në Bruksel.Lajmi është bërë me dije nga mediat lokale.Salah Abdeslam u qëllua nga policia dhe është kapur i gjallë në kryeqytetin belg, në lagjen Molenbeek. Mësohet se ai është plagosur në këmbë.
I shumëkërkuari Aalah Absedlam është plagosur dhe arrestuar nga forcat belge gjatë një operacioni të zhvilluar në lagjen Molenbek të Brukselit.
Lajmi u raportuar fillimisht nga mediat belge, sipas të cilave gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person përveç 26-vjeçarit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/bota/kapet-njeriu-me-i-kerkuar-ne-bote-autori-i-sulmeve-ne-paris-plagoset-nga-policia/