Report TV - Transporti shqiptar me menaxherë Haxhinasto: Njihen në gjithë BE-në

2016-03-18 0

Transporti publik në Shqipëri tashmë do të ketë menaxherë të certifikuar. Menaxherë që do të njihen në të gjithë territorin e bashkimin Evropian.

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto gjatë ceremonisë së dorëzimit të certifikatave, ka thënë se, këta menaxherë janë certifikuar nga një institucion i njohur ndërkombëtarisht dhe se ky është një zhvillim pozitiv, duke qenë se siguria në transport është prioritet.

?Instituti i trajnimit është institucion që është në akreditim ndërkombëtar. Ky është një zhvillim pozitiv dhe tregon se cilësia është parësore në transport. Operatorët shqiptarë në transport ndjeshmëri në cilësi. Tregu ynë po integrohet gjithmonë dhe më shumë në tregun ndërkombëtar. Këta përfaqësues me këtë certifikatë kanë të drejtë të ofrojnë po të njëjtat shërbime si në vende të tjera të botës. Edhe institucionet e tjera publike kanë vendosur të rrisin standardin në transport. Do ofrojmë shërbime të standardizuara dhe Ministria e Transporteve do vazhdojë tu shërbejë që ju të integroheni më mirë" ka thënë Haxhinasto.

Free Traffic Exchange