Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kabineti i kardiologjisë në qendrën spitalore Universitare Nënë Tereza nuk do të jetë më i vetmi që ofron ekzaminime të detajuara për ata që vuajnë nga zemra.
Tashmë prej disa javësh në dispozicion do të jenë 4 kabinete kardiologjike vetëm në kryeqytet, krahas 11 kabineteve rajonale. Një investim ky që kap shifrën e 5.8 milionë lekë.
Beqaj: Edhe në këtë qendër shëndetësore të specialiteteve, ka filluar të funksionojë prej disa javësh kabineti i plotë i kardiologjisë. Kjo është një qendër specialitetesh që mbulon më shumë se 200 mijë banorë të Tiranës.
Ndërkohë që Ministri Beqaj inaguronte kabinetin e kardiologjisë në qendrën shëndetësore të specialiteteve numër 3, opozita hodhi akuza në drejtim të tij. Deputetja Albana Vokshi, bëri një përmbledhje të problemeve ne shëndetësi, ku akuzoi ministrin për korrupsion nga barnat, koncesionet e deri tek rikonstruksioni i qendrave shëndetësore.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vokshi-analizat-e-check-up-it-nga-tropoja-sillen-me-mbetjet-spitalore/