Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës do të nisë së shpejti procesin e konsultimeve dhe prezantimin për qytetarët të projektit të madh të shndërrimit në pedonale të sheshit ?Skënderbej?.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi sot një takim me ndërlidhësit e Njësive Administrative 9, 10 dhe 11, ku ka bërë të ditur se, ashtu siç u veprua për një sërë projektesh të tjera që kanë nisur të zbatohen, bashkia do të zhvillojë dëgjesa me banorët e Tiranës, kryesisht ata që preken direkt nga rindërtimi i sheshi ?Skënderbej?, të cilëve do t?u prezantojë e diskutojë projektin.
Veliaj: Për çdo projekt të madh, ashtu siç bëmë për këndin e lojërave dhe buxhetin e këtij viti, do ta prezantojmë në çdo njësi administrative. Kështu, do të veprojmë edhe me projektin e sheshit ?Skënderbej?.
Gjithashtu, ai theksoi se për këtë qëllim do të realizohet një kalendar dëgjesash me qytetarët, ndërsa tha se një vëmendje e veçantë do t?u kushtohet takimeve me banorët e njësive 9 dhe 10 që preken direkt nga ky projekt.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-nisim-konsultimet-me-qytetaret-per-projektin-e-sheshit-skenderbej/