Projekti i ri për Sheshin Skëndërbej, që parashikon shndërrimin në pedonale, në Tiranë do të konsultohet me të gjithë qytetarët e Tiranës, në çdo Njësi Administrative.
Kjo është bërë e ditur nga vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi që ai zhvilloi sot me ndërlidhësit e Njësive Administrative 9, 10 dhe 11, ku ka bërë të ditur se, ashtu siç u veprua për një sërë projektesh të tjera që kanë nisur të zbatohen, bashkia do të zhvillojë dëgjesa me banorët e Tiranës, kryesisht ata që preken direkt nga rindërtimi i sheshi ?Skënderbej?, të cilëve do t?u prezantojë e diskutojë projektin.
?Për çdo projekt të madh, ashtu siç bëmë për këndin e lojërave dhe buxhetin e këtij viti, do ta prezantojmë në çdo njësi administrative. Kështu, do të veprojmë edhe me projektin e sheshit ?Skënderbej?, tha kryebashkiaku Veliaj. Gjithashtu, ai theksoi se për këtë qëllim do të realizohet një kalendar dëgjesash me qytetarët, ndërsa tha se një vëmendje e veçantë do t?u kushtohet takimeve me banorët e njësive 9 dhe 10 që preken direkt nga ky projekt. ?Kjo është arsyeja pse po përgatisim një kalendar dhe pasi të bëjmë një prezantim qendror të projektit të sheshit ?Skënderbej?, do të shkojmë në çdo njësi?, shtoi Veliaj.