Report TV - "Refugjatët", Çuko: SHISH e Policia monitorim për terroristë

2016-03-18 5

Shërbimet sekrete dhe Policia e Shtetit po monitorojnë rreptësisht kufirin për të shmangur infiltrimin e elementëve terroristë së bashku me emigrantët sirianë që ndodhen në kufirin grek. Arben Çuko, anëtari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, konfirmon se nga të dhënat e marra prej këtyre institucioneve deri më tani situate është nën kontroll.

Afrimi i kampeve të emigrantëve kaq pranë kufirit shqiptar, mbetet një çështje e brendshëm e Greqisë, sipas deputetit socialist. Që nga ana tjetër thotë se shteti shqiptar ka një plan rezervë në rast se sirianët kapërcejnë kufirin.

Nën monitorim të rreptë janë gjithashtu dhe shqiptarët e kthyer nga konfliktet e armatosura në Siri dhe Irak.

Sipas të dhënave, janë rreth 80 shqiptarët që kanë marrë pjesë në xhihad në Siri dhe Irak.

Rreth 40 janë kthyer ndërsa pjesa tjetër ose kanë vdekur ose vijojnë luftën në këto shtetet.