Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria do të ketë mbështetjen e BE-së, nëse do të përballet me një valë refugjatësh sirianë.
Kështu u shpreh për gazetarët Komisioneri Europian i Emigrimit, Dimitris Avramopulos.
Pa dashur të japë shume detaje Avramopulos tha se mbështetja e BE-së do të jetë politike dhe financiare.
Dimitris Avramopulos: Tani Shqipëria është më e përgatitur ta trajtojë këtë çështje, gjithmonë nëse kjo ndodh, ju thashë që nuk kemi indicie që fluksi i emigrantëve po vjen drejt Shqipërisë, por nëse vjen Shqipëria do jetë e përgatitur. Por çdo kërkesë që do vijë nga Shqipëria, reagimi ynë do të jetë pozitiv. Është një krizë humanitare dhe nuk duam të lejojmë të shkojë në një katastrofë humanitare. Në rast se ndodh, Shqipëria nuk do të jetë e papërgatitur se ne do të jemi këtu për të ndihmuar gjithnjë në rast se ndodh një gjë e tillë, se nuk mund të përjashtojmë asgjë.
Për më shumë klikoni në Avramopoulos: Shqipëria nuk do të jetë vetëm nëse përballet me fluksin e refugjatëve