Report TV - Ristani: Zgjedhje të parakohshme por jo me Ramën Kryeministër

2016-03-18 0

Demokratët e kanë të qartë skenarin për largimin e qeverisë së majtë. Sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani tha se, zgjedhjet e parakohshme duhen bërë por jo me Ramën Kryeministër.

Sipas tij kryeministri nuk ka vullnet për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme e për këtë arsye së pari duhet ngritur qeveri teknike për të shkuar më pas në zgjedhje.

Për zgjidhjen që foli një ditë më parë ish kryeministri Berisha, Arben Ristani tha se revolucioni qytetar është një nevojë e pashmangshme për largimin e qeverisë.

Rrëzimin i kërkesës së PD-së për dërgimin e mandatit të Rakip Sulit, Arben Ristani e cilëson qëndrim që fakton se maxhoranca nuk respekton ligjet dhe Kushtetutën e vendit.