Report TV - Vokshi: PD s'e la në kushtet më të mira shëndetësinë, por s'mashtroi

2016-03-18 0

Vetëm në një ditë, shqiptarët duhet të paguajnë 350 mijë euro nga azbuzimet e Qeverisë në sistemin shëndetësor. Deklarata vjen nga kryetarja e komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, e cila tha sot se këto abuzime janë përllogaritur vetëm nga tre koncensione, ai i hemodializies, sterizilizmit dhe check up-it, që kapin shifrën prej 338 milion euro.

Me ardhjen në pushtet, PD parakajmërron rishikim të këtyre koncesioneve. Dhe në rastet kur ligji është shkelur do të procedohet edhe me anullimin e tyre, tha Vokshi.
Deputetja demokrate i kërkoi prokurorisë të kryejë hetim të plotë për të gjitha rastet abuzive të bëra tashmë publike në sistemin shëndetësor, ndërsa shtoi se aktualisht janë të paktën 5 çështjë që po hetohen.

PD nuk e la në kushtet më të mira shëndtësisnë, por nuk premtoi shëndetësi falas për të mashtruar shqiptarë, u shpreh Vokshi në bahskëbisedimin me gazetarët. Sipas deputetes demokrate, PD në programin e saj qeverisës parashikon rritje të buxhetiti në këtë sektor.