Transporti i mallrave drejt BE - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-18 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashmë të gjitha kompanitë shqiptare që duan të transportojnë mallra dhe pasagjerë në vendet e Bashkimit Europian, mund ta bëjnë këtë pa kosto. Më parë vendet e unionit nuk i njihnin të drejtën operatorëve tanë që të bënin këtë transport, çka i detyronte ata të merrnin firma të huaja kundrejt pagesës. ?Kjo tregon se operatorët shqiptarë në fushën e transportit kanë ndjeshmëri dhe kërkesë të lartë ndaj standarteve dhe cilësisë. Por gjithashtu është një tregues se tregu ynë i shërbimeve të transportit po integrohet gjithmonë e më shumë me tregun europian dhe ndërkombëtar?.Haxhinasto tha se Shqipëria është në negociata me palën Italiane për të zgjidhur çështjen e taksës në transport.Operatorët tanë paguajnë 200 euro tarifë në momentin që futen në kufirin italian, pagesë kjo që konsiderohet nga bizneset e padrejtë dhe diskriminuese.

Free Traffic Exchange