Avramopulos në Tiranë për refugjatët - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kulmin e krizës së refugjatëve, një pjesë e vogël e të cilëve janë vendosur në Konicë të Greqisë pranë kufirit shqiptar, komisioneri për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, në Bashkimin Europian Dimitris Avramopoulos, ka thënë qartë se nuk ka asnjë sinjal që Shqipëria mund të preket nga kriza. Deklaratë bërë pas takimit me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në Tiranë, ku u diskutuan edhe masat parapërgatitore të qeverisë shqiptare.Dimitris Avramopoulos: Shqipëria nuk është vetëm në menaxhimin e kësaj situate, gjithmonë në rast se do të ketë një situatë. Më lejoni të jem i qartë, deri më tani nuk ka sinjale se Shqipëria do të ndikohet nga flukse të papërgatitura të emigrantëve, por duhet të jemi të përgatitur për çdo mundësi dhe ne po e monitorojmë situatën. Prandaj kam mirëpritur lajmin se ka një plan emergjence nga qeveria shqiptare, se si mund të trajtohet fluksi i emigrantëve dhe refugjatëve. Ne e kemi thënë që në fillim, se duhet t?i japim fund ndërtimit të mureve dhe gardheve. Prandaj përgëzoj qeverinë shqiptare, e cila bëri të qartë se nuk do të ndërtojë mure. Sigurisht që Komisioni Evropian do japë gjithë mbështetjen e tij nëse do kërkohet. Komisioni po jep mbështetje të ndryshme përmes instrumenteve të ndryshme.Saimir Tahiri: Shqipëria është gati të bëj detyrat e saj, të marrë përgjegjësitë e veta e konceptuar si përpjekje e vendit tonë në kuadër të një plani evorpian. Jemi gati të kontrbuojmë duke pasur në vëmendje se asnjë vend nuk ia ka dal vetëm, por të gjithë bashkë mund t?ia dalim të përballim një emergjencë. Ndamë bindjen se duhet më shumë koordinimin, nga shkëmbimi i informacionit deri tek pasja e strukturave solide për pritjen paraprake, e konceptuar si përpjekje e përbashkët e BE dhe Shqipërisë si kontributore e denjë në këtë proces. Shpreha shqetësimin për domosdoshmërinë për një plan të përbashkët për të mos parë skenarët e vendeve të tjera.?Përveç krizës së refugjatëve, Komisioneri vëmendje të veçantë i kushtoi edhe azilkërkuesve shqiptarë në BE. Ai kërkoi më shumë masa nga qeveria.Dimitris Avramopoulos: Komisioni njeh Shqipërinë si vende të sigurt origjine. Sidoqoftë shqipëria duhet të bëj më shumë për të reduktuar eemigrantët shqiptarë të parregullt dhe kjo kërkon masa shtesë si për shembull mbrojtja efikase e kufirit dhe shkëmbim informacioni. Masa të tilla si ndjekje penale apo atyre që stimulojnë atë, të bëhet një fushatë efikase për lëvizjen pa viza në BE dhe të bashkëpunopjë me vendet anëtëre të BE për cështje të ndryshme. Aplikimi i këtyre masave do sjellë ulje të aplikimeve për azil.Vizita zyrtare e Komisionerit Avramopoulos vjen në një periudhë kur Shqipëria është përfolur si një ndër korridoret e mundshme të kalimit të refugjatëve drejt vendeve të Bashkimit Europian.