Report TV - Bulevardi i Ri, banorët e stacionit të trenit ngrenë çadra tek kantieri

2016-03-18 2

Dhjetra banorë të zonës së Stacionit të Trenit, e cila preket nga projekti për zgjatimin e Bulevardit të Ri kanë vendosur sot të përshkallëzojnë më tej protestën e tyre.

Ata po ngrenë çadra në zonën ku ndodhet kantieri i ndërtimit e ku janë prishur disa banesat. Vendosmëria e tyre është mjaft e qartë: Deri në një ndryshim të vlerës së kompensimit nuk lëvizin nga çadra e cila pritet të ketë një numër të madh qytetarësh brenda.

Në mbështetje të kauzës së tyre kanë ardhur edhe disa prej këshilltarëve të Partisë Demorkatike në Bashki si dhe deputeti Gert Bogdani. Në fjalën e tij para qytetarëve Olli tha se kjo ëhstë kauza e të gjithë shqiptarëve për aq kohë sa bëhet fjalë për strehën e gjithësecilit.

"Bashkia të vijë të ulet me ju, ne do tju mbështesim por duhet kryebashkiaku shurdh të vijë e të konsultohet me ju. Beteja ëhstë e çdo shqiptari"-tha Olli.