Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët pranë stacionit të Trenit që preken nga punimet e bulevardit të Tiranës kanë dalë edhe sot në protesë për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre.
Gazetarja Manjola Hasa na informon se banorët kanë shembur rrethimin e kantierit të ndërtimit të ngritur nga INUV për punimin e bulevardit, ata vijojnë të qëndrojnë pranë zonës së stacionit të trenit.
Banorët pretendojnë se nuk janë kompensuar për prishjen e banesave të tyre.
Nuk përjashtohet mundësia që banorët të ngrene çadra dhe të futen në grevë.
Ndërkohë tek stacioni i Trenit ndodhen forca të shumta policia te forca të INUV.
Pranë banorëve ka mbërritur deputeti i PD Gert Bogdani dhe kreu i këshilltarëve të djathtë në bashki, Leonard Olli, të cilët kërkojnë që të bëhet rezistencë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/zgjatimi-i-bulevardit-banoret-serish-ne-protest-kunder-prishjes-se-banesave/