Seanca parlamentare e kësaj të enjteje është hapur me kryetarin e grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, që ka akuzuar direkt kryeministrin Edi Rama për ?promovim të krimit? në politikë, Njëzëri me të ka qënë edhe ish-kryeminsitri Berisha i cili tha se ky është një parlament i mbushur me kriminele dhe kryeson Rama i cili nuk e do Reformën në Drejtësi gjë të cilën opozita nuk e pranon dot.
?Kjo është një sfidë e hapur që ju i bëni qytetarëve, ligjit të vendit, transparencës dhe ekzistencës së këtij shteti. Nuk ka cinizëm më ekstrem sesa ju, që keni marrë për djalin tuaj lokomotivën dhe hekurudhën. Pas pasurive të vendit, kryesoni tani seancën. Nuk ka gjest më të pacipë të Edvin Ramës dhe më të papranueshëm për ne si opozitë. Ne u detyruam të braktisnim Parlamentin sepse ju sollët këtu njerëz që i kishin duart të lyera me gjak?, ka thënë Berisha.
Menjëherë pas deklaratës së tij, deputetët e Partisë Demokratike kanë lënë seancën. Akuzave të Berishës i është përgjigjur deputeti i PS, Taulant Balla, i cili e ka akuzuar ish-kryeministrin si përgjegjësin kryesor të tragjedisë së Gërdecit.