http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per te 4 jave me radhe, opozita ka ruajtur te njëjtën marrëdhënie te kushtëzuar me Parlamentin. Demokratet kane hyre ne sallën e seancave plenare vetëm per te bere te qarte se normaliteti Parlamentit do t?i kthehet kur te miratohen ndryshimet ligjore per dekriminalizimin dhe komisionet hetimore si dhe te çohen ne Gjykate çështja e mandateve te deputeteve Leskaj e Suli.Edi Paloka: Por ne e dimë shumë mirë që detyra jonë kryesore është të përfaqësojmë qytetarët e këtij vendi. Dhe do t?i përfaqësojmë ata sipas interesave të tyre aty ku ata të na i kërkojnë. Dhe në qoftë se kjo qeveri dhe ky parlament nuk mund t?i përfaqësojë më interesat e qytetarëve ne do të bashkohemi me ta.Pas ketij momenti, demokratet u larguan nga salla per t?u kthyer vetem ne procesin e votimit meqenëse ne rendin e ditës ishte përfshire kërkesa e tyre për mandatin e socialistit Rakip Suli. Por konflikti mes shumicës e pakicës u ashpërsua edhe me shume këtë te enjte, pasi mazhoranca me 77 vota kundër rrezoi kërkesën e PD qe çeshtja e mandatit te socialistit Rakip Suli, t?i dërgohet Gjykatës Kushtetuese.