Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Heqja e bustit të Sejfulla Malëshovës, një prej udhëheqësve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, nga qendra e Fierit, ka sjellë rebeleim të nënkryetarit për kulturën në bashki. Haxhi Kalluci njëkohësisht autori i veprës, thotë se nuk ka pasur dijeni për këtë veprim që e cilëson të nxituar. Nga ana tjetër Bashkia sqaron se heqja e bustit bëhet në kudër të projektit për rikonstruksionin e rrugës.
Fier-Hiqet busti i atdhetarit Sejfulla Malëshova nga sheshi pranë rrethrrotullimit të Sharrës në Fier. Ky veprim ka nxitur reagimin e menjëhershëm të nënkryetarit të bashkisë Fier që përgjigjet për kulturën Haxhi Kalluci i cili është edhe autor i kësaj vepre arti.
Sipas Kallucit, heqja e bustit është e pakuptimtë, krahasur me kontributin patriotik të Sejfulla Malëshovës, ndërkohë që nuk dihet nëse do vendoset diku tjetër.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/hiqet-busti-i-sejfulla-maleshoves-nkryetari-i-bashkise-per-kulturen-kunder-vendimit/