Balla: Reformë, ose Zgjedhje! - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-17 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ajo qe shpesh është nënkuptuar ne deklaratat e politikaneve te mazhorances, apo është hedhur per konsum ne rrjetet sociale, sot është artikuluar qarte nga foltorja e Parlamentit. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ka deklaruar se mazhoranca eshte e gatshme te ndërpresë mandatin e te shkoje ne zgjedhje, nëse nuk votohet reforma ne drejtësi. Deklarata e Balles u be kur opozita e kishte braktisur seancën plenare dhe përgjigjja nga demokratet erdhi ne ambientet e jashtme te kuvendit. Ish-kryetari Sali Berisha eshte shprehur kundër zgjedhjeve te parakohshme. Ne 11 mars, Komisioni i Venecias miratoi opinionin përfundimtar per reformën ne drejtësi, por pavarësisht negociatave ende kampet politike, nuk kane gjetur gjuhen e përbashkët per t?u ulur ne tryeze e per te zbatuar rekomandimet e Venecias ne mënyre qe te miratohet reforma ne drejtësi.