Report TV - Ikën opozita, Berisha ofendon Leskajn: Madamë lokomotiva

2016-03-17 0

Ish kryeministri Berisha e ka nisur me tone të ashpra fjalën e tij nga vendi ku qëndronte i ulur. Ai ripërsëriti qëndrimin e opozitës për largimin nga salla e për moskthimin derisa kërkesat e PD të plotësohen. Berisha tha se është kryeminsitri Rama që pengon Reformën në Drejtësi dhe se kuvendi është i mbushur me kriminelë që i kanë duart të lyera me gjak gjë të cilën opozita nuk e pranon dot.

Njezëri me kreun e grupit parlamentar Edi Paloka Berisha theksoi se opozita nuk do të qëndrojë në sallë pa u plotësuar kushtet e saj

Tashmë u bënë tre javë që opozita po bojkoton seancat plenare me pretendimin se mazhoranca nuk po reflekton ndaj kërkesave të tyre. Kreu i grupit të PD-së njoftoi se opozita do rikthehet vetëm për votimin e mandatit të deputetit socialist Rakip Suli.

Ora 11:30 Berisha-Leskajt: Madamë lokomotiva, turp për drejtoni seancën ti po sfidon shqiptarët
Berisha akuzoi Valentina Leskajn për privatizimin e lokomotivës nga djali i saj madje e quajti atë ?Madamë Lokomotiva?

?Madam lokomotiva po i bën sfidë të hapur shqiptarëve, ligjit, transparencës dhe ekzistencës së këtij shteti. Nuk ka cinik më ekstrem se sa ju që keni marrë për djalin tuaj lokomotivën dhe hekurudhën dhe tani kryesoni seancën. Nuk ka gjest me cinik të Edvin Kristaq Ramës, gjest më të papranueshëm për ne si opozitë. Ne u detyruam të braktisnim parlamentin se sollët njerëz që i kishin duart të lyer me gjak, por ne se pranojmë parlamentin me një numër kusarësh që përdorin mandatin për të vjedhur pasuritë publike. Nëse doni opozitë në parlament merrei seriozisht këtë. Një kryekusar e votuam të dilte nga parlamenti, këtu janë një zinxhirt i tërë?,- tha ai.

Ndërkohë që Berisha fliste, fjalën ia ndërpriste Taulant Balla të cilit iu drejtua: ?Mbylle gojën çakall, trafikant droge? Dëgjoni kusarë kurrë s?do dominoni dot në Parlament, jashtë nga parlamenti?.

Free Traffic Exchange