Reforma në drejtësi, Bardhi: Puna e ekspertëve pa dakordësi politike, kot

2016-03-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për Partinë Demokratike, reforma në drejtësi mund të ecë përpara vetëm në shinat e vendosura nga Komisioni i Venecias.
Gazmend Bardhi deklaroi në studion e lajmeve të Ora News se në këtë fazë, puna e ekspertëve pa dakordësi politike do të ishte kohë e shkuar kot.
Bardhi: Vullneti i PD është shprehur nga kryetari Basha dhe anëtarët e PD në Komisionin e Posaçëm, janë për përmbylljen e reformës në drejtësi një orë e më parë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.Cilido që i ikën rekomandimeve të Komisionit të Venecias nuk do të miratohet reforma në drejtësi. Vullneti ynë është i qartë të ulemi dhe të reflektojmë sugjerimet e Venecias.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/reforma-ne-drejtesi-bardhi-puna-e-eksperteve-pa-dakordesi-politike-kot/