Është qëlluar me armë zjarri në kryeqytet ndërtuesi i Lulzim Kazani 56 vjeç.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur tek zona e "Komunës së Parisit" tek rruga 'Medar Shtylla" teksa ai po shkonte në shtëpi.
Ai është qëlluar me armë zjarri dhe autori apo autorët e ngjarjes janë larguar nga vend ii ngjarjes.
Kazani është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur autorin ose autorët e kësaj ngjarje.
Sipas të dhënave paraprake, ndërtuesi është qëlluar nga një breshëri plumbash sapo ka dalë nga automjeti i tij, teksa ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja.
Sipas burimeve të Report Tv bëhet e ditur se, gruaja e Kazanit ka deklaruar për policinë se, burri i saj kishte një konflikt me të afërm dhe dyshon se ky ka qenë motivi i kësaj ngjarje të rëndë.
56 vjeçari ka marrë në dorëzim pronat e disa familjeve të fisit të tij për të ndërtuar pallate në kryeqytet.