Report TV - Tiranë, shpërthim në një kantier ndërtimi shkak konflikti për pronën

2016-03-16 1

Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme brenda një kantieri ndërtimi në rrugën ?5 Maji?, në kryeqytet. Mësohet se nga shpërthimi nuk ka viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se dyshohet që lënda shpërthyese ?të jetë vendosur vendosur? në kantier nga persona ende të paidentifikuar. ?Dyshohet se shkak të jetë konflikti midis ndërtuesve dhe pronarëve të tokës?, shtojnë të njëjtat burime.

Nga shpërthimi i ndodhur rreth orës 17:10, është dëmtuar një makineri ndërtimi gërmuese e llojit eskavator.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për mbledhjn e provave.

Free Traffic Exchange