Pas marrjes së teserës së anëtarësimit në Partinë Socialiste nga aktori i njohur, Bruno Shllaku, një ditë më parë në Shkodër, një tjetër figurë e skenës, aktori Genc Fuga, iu bashkua sot Partisë Socialiste.
Kryeministri Edi Rama i dorëzoi atij kartën e anëtarësisë dhe u shpreh se PS është e hapur për figura të shquara të skenës dhe artit. Ndërsa vetë Fuga u shpreh se zgjodhi të behej pjesë e PS, pasi kjo forcë politike është një familje e madhe dhe po i sjell ndryshime vendit.
Aktiviteti i shpërndarjes së kartave të reja të anëtarësisë së Partisë Socialiste u zhvillua në Pallatin e Sporteve "Asllan Rusi". Dega e PS-së në Tiranë numëron rreth 20 mijë anëtarë